Zhdoganimi, rriten cigaret, bien karburantet

13/06/2010 08:15

Të ardhurat nga akciza gjithsej për periudhën janar-prill arritën në rreth 10.3 miliardë lekë nga 11.2 miliardë lekë të planifikuara, duke realizuar planin në masën 92.2 për qind, ose 0.9 miliardë lekë më pak se parashikimi.

Nga administrata doganore janë mbledhur rreth 6.3 miliardë lekë nga 7.1 miliardë lekë të planifikuara për periudhën janar-prill, me një mosrealizim të planit prej 12.15 për qind ose rreth 0.9 miliardë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009, të ardhurat nga akciza në doganë janë 1 miliard lekë më shumë ose 18.3 për qind.

Sipas llojit të mallrave kryesore me akcizë, karburante që janë zhdoganuar për periudhën janar-prill 2010 është 124.970 tonë, me rënie 7.4 për qind ose 10.000 tonë krahasuar me një vit më parë. Kurse sasia e cigareve të zhdoganuara është 1.118 tonë, me një rritje prej rreth 17.2 për qind ose 164 tonë krahasuar me një vit më parë.

Sa i takon kafesë, kemi një nivel zhdoganimi prej 1.575 tonë, me rënie prej rreth 23.9 për qind ose 496 tonë më pak se vitin e kaluar, kurse birrë është zhdoganuar rreth 7.8 milionë litra, me një rënie prej 4.6 për qind ose 377 mijë litra. Të ardhurat nga akciza që ka mbledhur dogana përbëjnë 60.9 për qind të të ardhurave gjithsej dhe ecuria e tyre ka qenë vendimtare në realizimin e këtij zëri në buxhet.

Top Channel