Sllovenia merr kreun e Grupit C

13/06/2010 15:30

Sllovenia merr tre pikët e para në këtë kampionat botëror, në ndeshjen me Algjerinë, takimi i dytë i Grupit C.

Ka qenë një pjesë e parë e kujdesshme nga të dyja skuadrat e zhvilluar më shumë në mesfushë me pak raste për shënim, ndërkohë që në të dytën Algjeria mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të Gezal në minutën e 73-të.

Falë epërsisë numerike Sllovenia përfiton për të kaluar në avantazh në minutën e 80-të me Koren, i ndihmuar nga gafa e portierit Algjerian, Shaushi, i cili i bashkohet edhe ai portierit të Anglisë, Grin.

Tashmë grupi C udhëhiqet nga Sllovenia me 3 pikë pas kësaj fitoreje të parë, ndërkohë që ndjekin Anglia dhe SHBA-ja në vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë pas barazimit të djeshëm.

Në orën 16:00 do të zhvillohet sot ndeshja e parë e grupit D mes Serbisë dhe Ganës, ndërkohë që në mbrëmje do të zbresin në fushën e lojës Gjermania dhe Australia, ndeshje këto që transmetohet drejtpërdrejtë në paketën SuperSport të Platformës Digitalb në formatin standard dhe HD.

Top Channel