Shtypi britanik kritikon portierin Green

13/06/2010 11:50

“Nuk kam asnjë justifikim për gabimin por kjo është jeta”. Me këtë fjali, porteri i Anglisë Robert Green komentoi gafën e bërë në ndeshjen kundër SHBA-së, cka u lejoi amerikanëve t’i rrëmbenin një barazim Anglisë.

“Dua ta përfaqësoj vendin tim aq sa është e mundur dhe nëse duhet të paguaj për atë gabim, kështu u bëftë. Marr përsipër gjithë përgjegjësitë”, thksoi Green pas ndeshjes së djeshme. Por shtypi anglez nuk e ka lënë pa e thumbuar gardianin.

“Ekstazë dhe agoni” shkruan “Daily Express”, ndërsa “Daily Star” kërkon të qetësojë anglezët me kryetitullin: “Asnjë panik, kupën do ta marrim në shtëpi”. Tabloidi “The Sun” ka preferuar të luajë me emrin e trajnerit Capello pasi doli me titullin “We’ll still Fab” që përkthehet “Do jemi sërish magjikë”.

Portieri Green është kritikuar ashpër nga “Times” qe shkruan: “Ai i kushtoi Anlisë një start perfekt”.  “Telegraph” shton: “Green nuk do të dojë të ngrihet sot në mengjës, gjithmonë nëse ka arritur të mbyllë sytë”.

Top Channel