F1 Kanada, fitore e dyfishtë e Meklarenit

13/06/2010 19:55

Meklaren Mercedes ka dominuar garën për Çmimin e Madh të Kanadasë duke zënë përkatësisht vendin e parë me Luis Hamilton dhe të dytin me Xhenson Baton.

Pas sigurimit të pole position në provat zyrtare të ditës së shtunë, Hamilton ka interpretuar në mënyrë perfekte garën në pistën kanadeze. Vija e finishit u kalua me vetëm 2.2 sekonda vonesë nga shoku i tij i skuadrës, Xhenson Baton.

Ferrari mjaftohet me një vend në pod. Fernando Alonso siguroi vendin e 3, i ndjekur nga dy makinat Red Bull, përkatësisht nga Vetel dhe Veber.

Rënditja e përgjithshme për pilotë tashmë kryesohet nga Luis Hamilton me 109 pikë i ndjekur nga Xhenson Baton me 106 dhe Mark Veber 103. Për skuderi, Meklaren Mercedes falë fitores së dyfishtë, ngjitet në vendin e parë në kuotën e 215 pikëve e ndjekur nga Red Bull 193 dhe Ferrari 161.

Top Channel