Greqia është mundur nga Koreja e Jugut 2-0 në takimin e parë të grupit B në Botërorin Afrika e Jugut 2010.
Goli i parë për koreanojugorët është shënuar nga Lee në minutën e 7 të pjesës së parë.
Gjatë gjithë kohës skuadra aziatike ka ruajtuar avantazhin duke evituar që sulmet e skuadrës greke të kishin rezultat.
Në minutën e 52-të të takimit ka qenë Park që ka shënuar golin e dytë për Korenë e Jugut duke shënuar kështu fitoren e parë të një skuadre për këtë botëror, duke qenë se dy takimet e djeshme kanë përfunduar në barazim.
Pas kësaj ndeshjeje, Koreja e Veriut mban përkohësisht vendin e parë të grupit B, në pritje të takimit tjetër mes Argjentinës dhe Nigerisë që do të luhet në orën 16:00 të ditës së sotme.
Ndërkohë sot pritet të luhet edhe takimi i parë i grupit C mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të zhvillohet në orën 20:30.
Top Channel