Grupi B, Argjentina fiton 1-0 me Nigerinë

12/06/2010 17:55

Argjentina ka triumfuar me Nigerinë në takimin e vlefshëm për grupin B të botërorit Afrika e Jugut. Djemtë e Maradonës kanë kaluar në avantazh në minutën e 6-të me anë të Heinze, pas një fillimi të vrullshëm në sulm të lojës.

Gjatë gjithë kohës ka qenë Argjentina që ka rrezikuar portën kundërshtare me anë të Messit, por falë ndërhyrjeve të sakta dhe akrobatike të portierit Vincent Enyeama, është evituar ndryshimi i rezultatit.

Të rrezikshme kanë qenë edhe kundërsulmet e skuadrës nigeriane që ka rrezikuar disa herë portën e Sergio Romero, kryesisht në minutat e fundit të takimit.

Pas kësaj ndeshje Argjentina ndodhet në vendin e dytë të grupit B.

Me pikë të barabarta, por golavarazh më të mirë, në krye është Koreja e Jugut pas fitores 2-0 me Greqinë e vendit të fundit, ndërkohë që Nigeria mban vendin e tretë.

Top Channel