Gattuso: Pas botërorit, lamtumirë kombëtares

12/06/2010 12:25

Edhe Rino Gattuso, pas Fabio Cannavaro, ka njoftuar largimin nga kombëtarja italiane pas Kupës së Botës që po zhvillohet në Afrikën e Jugut.

“Jam 33 vjec dhe për rolin që kam është e drejtë që të krijoj hapësira për kë ka më shumë benzinë”, është shprehur mesfushori i njohur.

Rino ka shtuar më tej se ëndrra e tij është që një ditë të marrë pjesë në botëror si trajner i ekipit “të kaltër”.

Top Channel