Elefanti bllokon kombëtaren e SHBA-së

12/06/2010 00:15

Të luash futboll në Afrikën e Jugut, tokën e kafshëve të egra dhe e gjitarëve gjigantë, jo gjithmonë mund të ecë ashtu siç planifikohet.

Kështu, kombëtarja e Shteteve të Bashkuara, teksa autobuzi i tyre po transportonte lojtarët amerikanë nga hoteli ku janë akomoduar drejt kompleksit stërvitor, është detyruar të ndalet për disa minuta në mes të udhëtimit pasi rruga ishte zënë nga një elefant që po ushqehej.

Stafi amerikan është bërë protagonist i ngjarjes së pazakontë, ndërkohë që udhëtimi ka rinisur pasi elefanti mbaroi vaftin e tij i pashqetësuar nga askush.

Top Channel