Domenech, i hidhëruar për barazimin

12/06/2010 12:00

Trajneri i kombëtares franceze, Raymond Domenech ndihet i hidhëruar nga barazimi i djeshëm i Francës me Uruguajin.

“Në vend të një barazimi të bukur 0-0 do të kisha preferuar një fitore të shëmtuar 1-0”, është shprehur trajneri i “gjelave”.

Ndonëse ndihet shumë “i frustruar”, Domenech ka theksuar se “blutë” bënë një paraqitje të mirë dhe ka shtuar se ata nuk do të dorëzohen.

Top Channel