Botërori, nxehen abonentët e Al Jazira

12/06/2010 12:25

Abonentët e rrjetit televiziv Al Jazira Sport kanë protestuar për ndërprerjet e vazhdueshme që kanë kushtëzuar transmetimin e ndeshjes Afrikë e Jugut-Meksikë.

Televizioni satelitor, që gëzon ekskluzivitetin për transmetimin e botërorit në vendet arabe, ka denoncuar një sabotim.

Drejtuesit e televizionit kanë akuzuar disa subjekte, pa saktësuar se cilët, se kanë sabotuar transmetimin duke ndërhyrë në satelitët “Nilesat” dhe “Arabsat”.

Al Jazira Sport është angazhuar që të ndjekë penalisht përgjegjësit e asaj që e ka quajtur “një akt piraterie”.

Top Channel