Bierhoff: Gjermania ka potencial të madh

12/06/2010 11:35

Nesër kundër Australisë, Gjermania do të justifikojë të gjitha pritshmëritë ndaj saj. Kështu ka deklaruar Oliver Bierhoff, menaxher i përgjithshëm i kombëtares gjermane.

“Kjo skuadër ka treguar se ka shumë besim tek metodat e saj. Jemi të gjithë dakord se ka një potencial të madh. Është momenti i së vërtetës”, ka pohuar Bierhoff.

Gjithësesi ai pranon se ndaj Australisë nuk do të jetë një sfidë e lehtë dhe u ka kërkuar lojtarëve që të ruajnë përqendrimin.

“Do të jetë shumë e vështirë t’i shënosh Australisë. Ajo nuk ka pësuar gol në 17 ndeshjet e fundit të luajtura. Duhet të jemi shumë të përqendruar”, ka shtuar ish-sulmuesi i Udineze dhe Milan.

Top Channel