Sepp Blatter cel zyrtarisht Botërorin e 19-të

11/06/2010 16:00

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka celur zyrtarisht edicionin e 19-të të Kupës së Botës në futboll.

Nga stadiumi i Johanesburgut “Soccer City” ku u zhvillua edhe ceremonia hapëse, kreu i FIFA-s uroi afrikanët për mikëpritjen dhe shtoi se ky është një emocion i vecantë që botërori zbret për herë të parë në kontinentin e zi.

“Eshtë një krenari që Kupa e Botës është në Afrikë. Uroj populljt e Afrikës dhe vecanërisht popullin e Afrikës së Jugut. Endra u bë realitet dhe shpirti i Nelson Mandelës është në Soccer City”, tha në fjalën e tij Blatter. Ndeshja e parë e këtij botërori do jetë ajo e Grupit A mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës.

Top Channel