Franca ndalet nga Uruguaji

11/06/2010 22:30

Përfundon ndeshja e dytë e Botërorit Afrika e Jugut 2010. Franca dhe Uruguaji barazuan pa gola me njëra-tjetrën duke vendosur barazi totale në Grupin A.

Si Franca ashtu edhe Uruguaji megjithë përpjekjet e tyre për të shënuar golin e avantazhit, nuk arritën ta gjejnë atë. Në pjesën e parë të takimit u vu re një epërsi e lehtë e francezëve të Domenek, ndërsa Uruguaji u përpoq disa herë me kundërzbritje, por që nuk dhanë rezultat.

Fraksioni i dytë u shoqërua nga një lojë e paqartë nga të dyja skuadrat, me shumë ndërprerje për shkak të ndërhyrjeve të gabuara, ku në njërën nga to uruguajani, Nikolas Lodeiro u ndëshkua me kartonin e kuq, pas dy të verdhëve radhazi.

Pas ndeshjeve të para të Grupit A, situata në këtë grup mbetet e barabartë, ku të katërta skuadrat, Franca, Afrika e Jugut, Uruguaj dhe Meksika siglojnë nga 1 pikë.

Top Channel