Cannavaro: Kombëtarja e Italisë bashkon vendin

11/06/2010 19:40

Kapiteni kampion bote, Fabio Cannavaro ka dhënë të parën deklaratë publike që kur mbërriti në Pretoria të Afrikës së Jugut duke hedhur uje në zjarrin e polemikave të ndezura kohët e fundit në ambientin italian.

“Ne jemi për të bashkuar vendin dhe jo për ta ndarë”, shprehet pa lojëra fjalësh ish juventini pas polemikave për cështjen e premiove. Më tej ai flet edhe për atë që Lega Nord e trumbeton me të madhe, pavarësinë e rajonit të Padanias.

“Padania? Uroj që i gjithë vendi të bëjë tifo për Italinë pasi ky është një komb që jeton me futbollin. Ne futbollistët kemi dhënë një shembull që shpresoj të ndiqet nga të rinjtë. Gjithmonë kemi bërë bamirësi. Kemi qënë në Aquila. Të gjithë duhet të bëjmë tifo për të njëjtin objektiv”, perfundoi kapiteni i kaltër.  

Top Channel