Botërori, Afrika në festë

11/06/2010 14:50

Ka startuar në mënyrë spektakolare kampionati botëror Afrikë e Jugut 2010 i 19-ti në histori, me një ceremoni madhështore në stadiumin kryesorë Elis Park të Johanesburgut.

Ka zbritur për herë të parë në kontinentin afrikan ditën e sotme kupa e botës, një risi për këtë eveniment. Kanë qenë të shumta egzibicionet e organizatorëve të kësaj ceremonie duke filluar nga kërcimet tradicionale afrikane deri në formimin e hartës së kontinentit apo formave gjigande të objekeve tradicionale, duke përfshirë një kupe vere që përfaqëson shenjën e mikpritjes së këtij vendi për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, pasi ashtu si kanë deklaruar edhe drejtuesit e FIFA-s tashmë bota ka ndalur, e të gjithë sytë i kanë në muajin e aktivitetit më të madh të futbollit.

Në stadium ishin tifozë por edhe personazhe VIP, mes të cilëve pantera e zezë Naomi Campbell.

Me video u shfaq edhe një regjistrim i Nelson Mandelës, i cili ndryshe nga parashikimet nuk ishte në ceremoni, për shkak të vdekjes së stërmbesës së tij në një aksident rrugor një natë më parë.

Hapja e evinementit u shënua nga kjo histori e hidhur, ndërkohë që pritet që emocionet e kampionatit botëror të bëhen më të forta cdo ditë e më tepër deri në finalen e madhe të 11 korrikut.

Na ndiqni në www.top-channel.tv, në cdo kohë për lajmet më të fundit nga Afrika 2010!

FOTO GALERI
1/6
Zhvillohet ceremonia hapese ne Johanesburg

Top Channel