Aksidenti, Blatter ngushëllon Mandelën

11/06/2010 13:35

“Tragjedia na ka lënë pa fjalë”. Kështu është shprehur Sepp Blatter, duke komentuar zhdukjen e stërmbesës së Nelson Mandela-s që ka mbetur e vrarë dje në një aksident rrugor.

Presidenti i FIFA-s ka deklaruar se kupton motivet që kanë detyruar Mandelën të mos marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së botërorit.

“Mandela do të jetë megjithatë me ne me shpirtin e tij, gjë për të cilën i jemi thellësisht mirënjohës”, ka shtuar Blatter.

Top Channel