Robben, gati për ndeshjen kundër Danimarkës

10/06/2010 20:30

Lajme të mira vijnë nga skuadra e Holandës që mund të ketë të gatshëm sulmuesin Arjen Robben që në ndeshjen e parë kundër Danimarkës.

Fillimisht u mendua se lojtari i Bayern Munchen e humbi botërorin dhe më pas u fol për 2-3 javë pushim, por tashmë mendohet që ai të jetë pjesë e skuadrës titullare që nga minuta e parë të hënën në mbremje.

“Unë mendoj se mund të luajë. Nëse nuk do të luajë për arsye taktike është tjetër gjë, por nuk mund të thuhet se nuk është gati për të luajtur”, shprehet fizioterapisti i kombëtares së “Tulipanëve”, Dick Van Toorn.  

Top Channel