Julio Cesar “tremb” Brazilin

10/06/2010 19:30

Kombëtarja e Brazilit po kryqëzon gishtat pasi portieri Julio Cesar është në dyshim për ndeshjen debutuese kundër Koresë së Veriut.

Pas stërvitjes së paradites së sotme në Rustenburg, gardiani i Interit është ankuar sërish për një dhimbje në shpinë që e shqetësoi edhe në miqësoren me Zimbabven. Gjithsesi, stafi i Brazilit nuk është i shqetësuar për gjendjen e lojtarit.

“Stafi jonë mjekësor mendon se nuk do të ketë probleme”, theksoi zëdhënësi i Federatës Braziliane të Futbollit, Rodrigo Paiva. Julio Cesar është një nga pikat më të forta të Brazilit të drejtuar nga trajneri Dunga.

Top Channel