FIFA, delegatët e kongresit nuk njohin skuadrën kampione

10/06/2010 19:45

Kongresi vjetor i FIFA-s është celur sot në Johannesburg të Afrikës së Jugut, ndoshta me një nga gafat me të mëdha të historisë.

Sipas asaj që kanë shfaqur anëtaret, mesa duket disa prej tyre nuk e dinë se kush eshte kampionia e botës në fuqi. Për të parë nëse funksiononte sistemi elektronik i votimit para nisjes së punimeve, u propozua një pyetje elementare; “Italia e ka fituar Kupën e Botës 2006?”.

Nga pleteja e përbërë nga një grup specialistësh të cilët duhet të flenë dhe te zgjohen duke menduar për futbollin, 7 delegatë kanë votuar opsionin “jo”. Por FIFA ka reaguar menjëherë për të korrigjuar këtë gafë. Sipas organit më të lartë të futbollit botëror, disa delegatë kanë shtypur butonin “jo” për të parë nëse funksiononte.

Top Channel