Dani Alves mesazh Mesit: Argjentina s’është Barcelona

10/06/2010 21:05

Dani Alves është një nga brazilianët që e njeh më mirë sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi dhe per kete ai i jep një mesazh të drejtëpërdrejtë.

Mbrojtësi brazilian, shok skuadre me “pleshtin”, kërkon ta ulë me këmbë në tokë argjentinasin. “Eshtë e vërtetë që Messi tek Argjentina nuk ka shkëlqyer por nuk mund të bëhen krahasime mes dy skuadrave. Në kombëtaren e tij është i ndryshëm pasi duhet të mbajë peshën e kombëtares mbi shpatulla. Ai është një njeri aq i mirë sa nuk arrin t’i kritikojë shokët e kombëtares”, thekson Dani Alves.

Me këtë deklaratë ai kërkon t’i tregojë lojtarit më të mirë të botës, se orkestra në botëror bië me një ritëm të ndryshëm, pasi Argjentina nuk ka në organikë lojtarë të të njëjtit klas si tek Barcelona.

Top Channel