Spanja shkatërron 6-0 Poloninë

09/06/2010 09:45

Spanja tregohet e pamëshirshme dhe e papërmbajtshme në ndeshjen e fundit miqësore para Botërorit.

Kombëtarja e drejtuar nga Del Bosque ka shënuar plot 6 gola në portën e Polonisë që nuk ka mundur të ndalë për asnjë moment furinë e “Demave të kuq”.

Villa 12, Silva 14, Xavi Alonso 51, Fabregas 58, Torres 76 dhe Pedro 81, janë autorët e triumfit të kampionëve të Europës, të cilët rikonfirmohen si skuadra më e kuotuar për të fituar Kupën e Botës 2010.

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është aktivizuar vetëm pak minuta në fund të takimit për shkak të gjendjes jot ë mirë fizike.

Top Channel