Rooney: Dua të luaj, nuk ia dal dot më

09/06/2010 09:35

Wayne Rooney po tregohet i paduruar për të luajtur në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Sulmuesi kryesor i Anglisë ka tentuar të justifikojë nervozizmin e treguar gjatë në ndeshjeje miqësore ku fyeu edhe arbitrin. “Pritja është vrasëse. Nuk ia dal dot më. Sa më parë të vijë momenti i botërorit aq më mirë është”, lexohet në faqen zyrtare të sulmuesit në Facebook.

Rooney është sulmuesi kryesor i Anglisë së Fabio Capello-s dhe një nga sulmuesit me pritshmërinë më të madhe në këtë botëror.

Top Channel