Roma, Adriano pranon kontratën pa probleme

09/06/2010 21:20

“Kontrata është studiuar dhe e pranoj pa probleme së bashku me klauzolat që lidhen me sjelljen e mirë”.

Kështu është shprehur futbollisti më i ri i Romës, Adriano.

Ai ka deklaruar në konferencën për shtyp të prezantimit me ekipin italian se “do të tregoj se tashmë jam i rritur dhe i pjekur, që kur kam lënë Italinë”.

“Nuk më pëlqen të bëj premtime, duhet të tregoj në fushë vlerën time”, ka shtuar Adriano që është shprehur i “emocionuar që është pritur në këtë mënyrë”.

“Më duket sikur jam në Rio”, është shprehur ai.

Top Channel