Lakers “hakmerret”, fitore në fushën e Boston

09/06/2010 08:55

Rikthehet Los Angeles Lakers në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së pasi ka fituar ndaj Boston Celtic në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 91-84.

Tashmë kalifornianët kryesojnë 2-1 takimet, duke siguruar edhe avantazhin e faktorit fushë. Ka qënë i përhershmi Kobe Bryant që ka marrë për dore Lakers me 29 pikë të shënuara, 10 prej të cilave në periodën e fundit.

Nga ana tjetër, Ray Allen që ishte protagonist në ndeshjen e dytë, nuk ka shkëlqyer, ndërsa Rajon Rondo u mjaftua me 11 pikë dhe 8 asiste. Formë të dobët kanë treguar edhe Paul Pierce e Kevin Garnett.

Top Channel