
Deklarata e presidentit rumun Trajan Basesku, se Shqipëria duhet të njohë minoretin rumun, është cilësuar nga politikani dhe historiani Pellumb Xhufi si një precedent i rrezikshëm dhe një hap për ta klasifikuar Shqipërine si një vend multietnik.
“Tani po tentohet të bëhet Shqipëria multientike duke sajuar minoritete kombëtare që nuk ekzistojnë. Cdo tentativë për të krijuar një entitet të ndryshëm nga ai shqiptar, nuk qëndron”, u shpreh Xhufi.
Profesor Pëllumb Xhufi mendon se kjo kerkese e presidentit rumun eshte e lidhur me projektin e qeverisë për regjistrimin e popullsisë në bazë të etnisë dhe fesë, një projekt që sipas Xhufit është antikushtetues.
“Pretendimi është absurd dhe bëhet në një situatë kur qeveria shqiptare i ka hapur rruge kujtdo që të bëjë sajimin e entiteteve në Shqipëri. Ky është një hap i gabuar dhe jokushtetues”, theksoi Xhufi.
Studiuesi Ferit Duka tha se dokumentat dhe studimet, qe nga periudha e mesjetes kane treguar se komunitetit vlleh i jane njohur te gjitha te drejtat gjuhesore dhe kulturore.Ky komunitet eshte njehsuar me shqiptaret.
“Shumë prej tyre janë homogjenizuar me popullsinë shqiptare e kanë një kontribut të jashtëzakonshëm. Të drejtat e kësaj popullsie u bënë realitet me një dekret te Sulltan Hamitit të Dytë në 1905, kur vllehëve iu dha e drejta e shkollimit në gjuhën arumune apo e drejta e liturgjisë fetare në gjuhën e tyre”, u shpreh Duka.
Por dy perfaqësuesit e ketij komuniteti, Federata e 9-te Shoqatave Vllehe –Kulturore dhe Shoqata arumune e Shqiperise jane pozicionuar pro dhe kunder kesaj kerkese.Kreu i federatës Kristo Goci shprehet se kjo deklaratë e presidentit bie ndesh me kerkesat e ketij komunitetit.
“Faktet tregojnë se në Rumani jetojnë vllehë, janë rreth 200 mijë njerëz që kërkojnë një status etnik për veten e tyre që nuk e kanë marrë ende. Në Rumani kanë gjetur vend të gjithë minoritetet etnike, me përjashtim të vllehëve”, u shpreh Goci.
Por perfaqesuesi i shoqates arumune, Jani Gusho thote se kjo kerkese e presidentit vjen pasi nje deklarate te Komisionit Europian ne vitin 2008 ku kerkohet njohja e te drejtave te ketij minoriteti.
Sipas te dhenave te atlasit gjeografik te Shqiperise rezulton se arumunet jane grupe kulturore dhe gjuhesore qe kane humbur lidhjet me vendin e tyre te prejardhjes dhe qe gezojne administrativisht nenshtetesine shqiptare.
Top Channel