Greqia, alarm i rremë për bombë në stërvitje

09/06/2010 12:00

Kombëtarja e Greqisë ka kaluar disa momente paniku gjatë seancës stërvitore për shkak të një alarmi për bombë që rezultoi i remë.

Një pako e dyshuar u gjet në fushën stërvitore por sipas forcave të sigurisë, nuk bëhet fjalë për një bombë.

Trajneri Rehagel dhe lojtarët kanë rinisur të qetë stërvitjen përgatitore për ndeshjen debutuese kundër Koresë së Jugut ditën e shtunë në qytetin Port Elizabeth.

Top Channel