Anglia, Capello kundër fotografëve

09/06/2010 16:35

Trajneri i Anglisë, Fabio Capello është shprehur kundër fotografëve që janë duke ndjekur kombëtaren në Afrikën e Jugut.

Sot, përpara stërvitjes, trajneri anglez është përballur ashpër me dhjetra fotoreporterë dhe kameramanë, duke i larguar nga futbollistët.

Shkak ka qenë fakti se disa prej tyre ishin afruar shumë me objektivat e tyre në brendësi të dhomave të zhveshjes nëpërmjet një dritareje.

Top Channel