“Jetë qeni” në Vlorë

09/06/2010 20:15

65 vjetori i Teatrit Kombëtar rindezi debatin e “ekzistencës” së teatrit shqiptar dhe të politikave ndaj tij. Ata që janë të ndjeshëm ndaj komunitetit të artistëve risollën në vëmendje vlerat, ndërkohë që vetë “teatri” në Shqipëri pa bujë vazhdon të përpëlitet në “kërkim të vetvehtes” për kapërcimin e krizës.

I  konsideruar “art i gjallë” ku fryma njerëzore, fjala dhe ndjenjat, ngjizen, si asnjë art tjetër e ndihmon njeriun të imagjinojë duke u arratisur nga “vetja” për një të ardhme më të mirë. Me këtë definicion vizitojmë një tjetër skenë, atë me emrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës.

Drama satirike “Jetë qeni dmth VIP” i dramaturgut Ferdinand Hysi, na kujton se “teatri si orakull lexon në pllëmbë të dorës, fatin njerëzve që janë në pushtet.

“‘Jetë qeni dmth VIP’ do të thotë se pavarësisht se dikush mendon se bën jetë qeni ose dikush mendon se bën jetë vip unë i them se edhe ai që bën jetë qeni mund të jetë edhe vip madje edhe ai që bën jetë vip nga ana e jashtme, mund të bëjë jetë qeni”, thotë Ferdinand Hysi.

Ngjarjet zhvillohen ne njw galeri arti, ku pronaret e vertete, gruaja piktore dhe burri deputet,  per t`ju shmangur “detyrimeve ligjore” zgjedhin “pronare fiktive”.

Situata komike, keqkuptime si ne skenaret amerikane bëjnë që çasti i aktorëve Eliona Thomaraj, Muhamet Likaj, Agron Hamo, Astrit Mamaj e Roland Minga me lojën e tyre, të artikulojë filozofi aktuale.

“Pothuajse të gjithë njerëzit denatyrohen. Ai që kërkon ta japë në thonjëza një pronë për të mos u shfaqur pronar, si dhe të tjerët që duan ta marrin duke mos qenë pronar. Ky është një nga mesazhet më domethënëse të kësaj vepre”, shprehet Arben Tartari.

“Te rekretuar” nga varieteja, te mesuar me humorin dhe parodite e tyre, Muhamet Lika dhe Agron Hamo, kete here u shfaqen me role te plota, pa veshtiresi, shume organike qe u duartrokiten nga publiku.

“Publiku ishte njëçik i suprizuar se si do luajë Agroni me Metin në këtë dramë satirë”, thotë Agroni.

“Nuk kisha ndonjë ngarkesë apo ndonjë gjë, kishte edhe momente dramatike, por edhe momente humori”, shprehet Meti.

Mes dilemes së autorit për një dramë satirike apo komedi e mirëfilltë, Astrit Mamaj risolli një tjetër rol të arrirë atë të Fonit.

“Tek personazhi im ishte mundësia për të krijur këtë diagramë, të një lloj vepre të dramës satirë. Do të thosha se është më e vështirë drama satirë sepse kërkon një përshtatje tjetër, ngjyrime të tjera”, thotë Astrit Mamaj.

Dhe ndërsa në skenat shqiptare pjesët e Stefan Çapalikut, Fatos Haxhiraj-t etj… vazhdojnë të luhen për publikun e Tiranës dhe atë të qyteteve, “drama shqipe” vërteton edhe njëherë që “nuk eshte në krize ajo”, por mundesite per venien e saj.

E destinuar për të shkuar në Festivalin e Dramës Shqipe në Tiranë, që në mënyrë të “beftë” u shty për në shtator, pjesa “Jetë qeni dmth VIP” do të vazhdojë t`i dhurojë publikut vlonjat  të qeshura, ndërsa kritika e teatrit do të “mprefi lapsin” për të thënë edhe ajo fjalën e saj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel