Runi: Mesi me Maradonën, më të mirët e kohëve

08/06/2010 12:45

Dy protagonistet e sigurta të Botërorit Afrikë e Jugut 2010, Anglia dhe Argjentina kanë mes tyre dhe dy nga yjet më të shumëpritur në evenimentin më të madh dhe më të bukur të futbollit në botë, Lionel Mesin dhe Uejn Runin.

Të rinj në moshë dhe shumë të fortë, të dy të një niveli superior kundrejt talenteve të tjerë, por të pakrahasueshëm me njëri-tjetrit. Runi është i qartë, “Lionel Mesi? Ai është i një tjetër kategorie”, dhe e thotë një gjë të tillë për revistën prestigjioze gjermane “Kicker”, duke nderuar atë, që sipas tij (dhe jo vetëm) është pasardhësi i vërtetë dhe unik i Diego Armando Maradonës.

“Mesi është i pabesueshëm, i jashtëzakonshëm.Sipas meje është dukshëm përpara të gjithë të tjerëve, është i një tjetër kategorie. Ai dhe Diego Madarona janë më të mirët e të gjitha kohërave”, ka vazhduar sulmuesi i Anglisë, i thirrur në kombëtaren e tij të udhëhequr të skuadrën sa më lart që të jetë e mundur. Të vësh veten në një nivel inferior në krahasim me Mesin, është një dush i bukur ndershmërie për Runin, i cili megjithatë është cilësuar gati nga e gjithë bota si një nga pesë sulmuesit më të mirë në qarkullim, dhe do të jetë edhe për shumë kohë falë moshës së tij të re.

Më pas e pyesin dhe cilin do të preferonte në krahun e tij në sulm mes “Pleshtit” dhe ish-shokut te Mançesteri, Kristiano Ronaldon. Ai nuk ka dyshim për përgjigjen që duhet të japë: “Nuk besoj se përgjigjja do t’i pëlqente Ronaldos. Preferoj Mesin, shton ai. Në vitet e fundit ka sjellë një nivel tjetër loje, ka sjellë tensionin dhe kualitetin e spektaklit. Ronaldo është i kategorisë së parë, kam luajtur me të dhe është një lojtar i nivelit botëror. Por këtë vit Mesi është thjeshtë i një tjetër kategorie”.

Top Channel