Nelson Mandela në ceremoninë e hapjes

08/06/2010 21:40

Në ceremoninë festive që do të hapë Kampionatin e 19-të Botëror të Futbollit, do jetë i pranishëm edhe figura më e madhe e kombit afrikano-jugor e simboli i lirisë, Nelson Mandela.

Cmimi Nobel i Paqes në vitin 1993 do shfaqet rreth 10-15 minuta para ndeshjes Afrikë e Jugut-Meksikë për të përshëndetur tifozët dhe lojtarët. Lajmin e bëri të ditur nipi i ish presidentit afrikano-jugor, Nkosi Zwelivelile Mandela.

“Nuk e dimë ende se kur do hyjë por dimë që do qëndrojë cerek ore. Do përshëndesë të pranishimit dhe më pas do rikthehet në shtëpi për të parë ndeshjen”, theksoi ai. 92 vjecari Nelson Mandela është shfaqur rrallëherë në publik kohët e fundit për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Top Channel