Milan me arkën bosh, largohet Dida

08/06/2010 15:25

Milani është 50 milionë euro minus në gjysmën e vitit 2010, prandaj vazhdon të punojë për të pasuruar skuadrën me elementë të rinj, duke u dhënë lamtumirën disa titullarëve.

I pari në lëtë listë është portieri brazilin Dida, i cili ka bërë gati valixhet për të kërkuar një skuadër tjetër në Europë. Bisedimet për shitjen e Storarit tek Sampdoria kanë dështuar, prandaj Milan e rimerr portierin që kaloi një sezon të shkëlqyer tek skuadra gjenoveze.

Aktualisht Galliani ka 15 milionë euro për merkaton që mund të bëhen 27-30 milionë me shitjen e Huntelaar. Me këtë shifër mund të vijë në Milano, Paulo Henrique Ganso por edhe Lazzari nga Cagliari.

Top Channel