Botërori humbet një tjetër “big”, Nani lë Portugalinë

08/06/2010 20:05

Kampionati Botëror humbet një tjetër “xhevahir” pas Ballack dhe ndoshta Robben e Drogba.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Portugalisë, Nani. Lojtari i Manchester United nuk ka arritur ta kalojë testin për rekuperimin e shpejtë nga dëmtimi në klavikulën e majtë.

Këtë dëmtim ai e pësoi gjatë stërvitjeve përgatitore para nisjes për në Afrikën e Jugut. “Nuk është në gjendje të luajë në botëror”, deklaroi shkurt Federata Portugeze e Futbollit. Në vend të Nanit do të thirret 25 vjecari i Benfikës, Ruben Amorim.

Top Channel