Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar
Rafa Benitez është trajneri i ri i Interit. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Kampionëve të Europës Masimo Morati, i cili mendon se ka zgjedhur njeriun e duhur për të zëvendësuar Hoze Murinjon.
“Kemi arritur marrëveshjen, dhe kanë mbetur disa detaje të vogla që nuk prishin shumë punë. Të mërkurën do të vendosim ditën për prezantimin e tij”, ka deklaruar Morati..
Mediat italiane shkruajnë se teniku spanjoll do të përfitojë një shumë prej 5 milion eurosh në sezon. Mësohet gjithashtu se zëvendëstrajneri do të jetë Mauricio Pelegrini.
Sipas mediave vendase dëshira e vetme e Benitez e shprehur tek drejtuesit e Interit është blerja e 26 vjeçarit argjentinas, Maskerano.
Top Channel