Arbitri afrikan: Rooney të mësojë si të sillet

08/06/2010 15:10

“Wayne Rooney duhet të mësojë të kontrollojë temperamentin e tij”. Këtë deklaratë e bën arbitri afrikano-jugor Jeff Selogilwe në përfundim të ndeshjes miqësore Angli-Platinum Stars e cila përfundoi me rezultatin 3-0.

“Nëse e bëri me mua dhe për më tepër në një ndeshje miqësore, do ta bëjë me të gjithë arbitrat. Kështu ai rrezikon që të përfundojë në shënjestrën e drejtuesve të ndeshjeve”, theksoi “bilbili” afrikan. Në Botërorin 2006 dhe Euro 2004, sulmuesi i Manchester United e njollosi CV-në e tij duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Gjithësesi, arbitri Selogilwe ul tensionin në fund të deklaratës, duke thënë: “Ai ngelet lojtari im i preferuar. Në fund të ndeshjes më kërkoi falje dhe më dhuroi fanelën”.  

Top Channel