Spanja, skuadra favorite e kontinentit të vjetër

07/06/2010 19:10

Në ndeshjet eleminatore të zonës europiane për Botërorin 2010, Spanja ka marrë notën 10.

Ne zonën europiane “Furia roja” ka zënë vendin e dytë përsa i përket sulmit me 28 gola të shenuar, duke pësuar vetëm 5. Iberikët nuk kanë qëndruar nën hijet e skuadrës që fitoi titullin europian në 2008-ën, por kanë perfshirë talente të reja.

Bosnje Hercegovina, Belgjika dhe Turqia kane qene pengesat me te forta per ne rrugen drejt Afrikes. Suksesi i spanjolleve eshte bazuar ne kualitetet dhe balancen e mbajtur ne ekip. Iker Kasijas, nje nder portieret me te mire ne bote, mban dhe shiritin e kapitenit duke qene pike referimi e skuadres me pritjet e tij te jashtezakonshme.

Ne mesfushe i pagabueshmi Xavi Hernandez eshte vizioni i kesaj skuadre, vizion qe shfrytezohet ne maksimum nga nje dyshe jashtetokesoresh, Torres dhe Vija. Por mbi te gjitha spanjollet bazohen tek Vicente del Boske, i cili mori detyren pas largimit te Aragones.

Del Boske ruajti boshtin e skuadres kampione te Europes por njekohesisht dhe filozofine e lojes. Fale klasit te lojtareve qe ka ne dispozicion, ish trajneri i Real Madrid i besoi lojes se shpejte me nje takim.

Qe kur Del Boske mori drejtimin e skuadres, Spanja ka fituar te gjitha takimet, duke perjashtuar gjysemfinalen e Kupes se Konfederatave ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Megjithate, 10 fitoret ne 10 ndeshjet ne grupe jane nje tregues qe Spanja eshte pretendetja e Grupit H.

Top Channel