Shqiptarët e Preshevës do të zgjedhin Këshillin Kombëtar

07/06/2010 13:30

Shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbinë jugore, do të zgjedhin këshillin e tyre kombëtar. Ata janë duke votuar së bashku me 400 persona të pakicave të ndryshme për të zgjedhur këshillin.

Gjithashtu ata kanë të drejtë të zgjedhin edhe simbolet e tyre që do të përdorin.

Sipas KQZ-së, votimi po shkon mirë dhe nuk janë shënuar probleme.

Por megjithëse këtë iniciativë të pakicave e parashikojnë ligjet e vendit, jo të gjitha forcat politike të shqiptarëve atje, bien dakord për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve dhe krijimin e këtij këshilli.

Ndërkohë qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mbështetur krijimin e këtij këshilli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA