Robben-Drogba, shpresa për Botërorin

07/06/2010 15:10

“Do punoj shumë me shpresën për të luajtur në këtë Botëror”. Kjo ka qënë fjalia e sulmuesit holandez Arjen Robben, një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së “tulipanëve”, i cili u dëmtua në miqësoren me Hungarinë.

Trajneri van Marwijk vendosi ta përfshijë në listën e 23 lojtareve pjesëmnarrës në Botëror. “Për të kuruar këtë dëmtim zakonisht duhen 4-6 javë por ka metoda të reja që e përgjysmojnë këtë kohë”, shprehet “holandezi fluturues”.

Ndërkohë, një tjetët yll edhe pse i dëmtuar, do jetë pjesë e skuadrës së tij. Bëhet fjalë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, i cili i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në krah. Lajmin e bën të ditur federata e skuadrës afrikane, e cila nuk është në gjendje të thotë nëse ai do luajë në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë në Port Elizabeth javën e ardhshme.

Drogba pësoi frakturë në ndeshjen miqësore me Japoninë. “Rekuperimi i tij ka qënë shumë inkurajues. Kjo na bën të mendojmë se ka shanse të mëdha për të luajtur”, shprehet zëdhënësi i federatës, Roger Kouassi.   

Top Channel