Red Bull, Webber zgjat kontratën deri në 2011-ën

07/06/2010 14:55

Piloti australian i Formula 1, Mark Webber, që është në krye të klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve, ka zgjatur kontratën me Red Bull-in deri në 2011-ën.

Lajmin e ka bërë të ditur skuderia austriake.

“Ka qenë një vendim i lehtë. Negociatat kishin filluar në fillim të vitit dhe ishim gati të firmosnim që në Cmimin e Madh të Barcelonës”, është shprehur Webber.

Edhe piloti tjetër i Red Bull-it, gjermani Sebastian Vettel, do te jetë nën kontratën e Red Bull deri në vitin e ardhshëm.

Kjo skuderi mban vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve pas McLaren.

Top Channel