NBA, Boston shtang Lakers, shifrat barazohen 1-1

07/06/2010 15:40

Ray Allen ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë finale të NBA, duke i dhënë barazimin e përkohshëm skuadrës së Boston Celtic përballë Los Angeles Lakers.

Allen realizoi 32 pikë, duke barazpeshuar gjithcka në 1-1 pas takimit të mbyllur 94-103. Për Lakers nuk ka mjaftuar paraqitja e mirë e Gasol me 25 pikë dhe tani rruga bëhet më e vështirë për kalifornianët pasi 3 takimet e radhës do të luhen në fushën e Celtics.

Los Angeles duhet të fitojë të paktën një ndeshje jashtë fushe për të shpresuar sërish në titullin kampion dhe për t’u rikthyer sërish në “Staples Center” mes emrave të njohur Jack Nicholson, Andy Garcia e Sylvester Stallone, të cilët e kanë ndjekur skuadrën e tyre në pjesën më të madhe të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA