Rafa Benitez do jetë trajneri i Interit për të paktën dy sezonet e ardhshme pasi ka pranuar ofertën e presidentit Moratti për të drejtuar kampionët e Europës.
Këtë e bën të ditur vetë presidenti zikaltër. “Të martën do zyrtarizojmë marrëveshjen. Jemi në rrugë të mbarë dhe na ndajnë vetëm disa detaje”, thekson manjati italian i naftës.
Kontrata parashikon 3.5-4 milionë euro për dy sezone, me opsion zgjatjen edhe për një sezon të tretë. Në Milano do zbarkojë edhe përgatitësi atletik Paco de Miguel dhe ai i portierëve Xavi Valero me të cilët spanjolli ka punuar vitet e fundit.
Ndërkohë Inter ka nisur menjëherë punën për të marrë në Milano argjentinasin Mascherano por edhe uruguajanin Cavani. Alternativat për të zëvendësuar Maicon nëse ai largohet tek Real Madrid, janë Caceres dhe Lichtsteiner.
Top Channel