Liverpool dhe Arsenal e kanë vënë në shënjestër, por PSG kërkon 145 milionë paundë për Bradly Barcola
Janë të shumtë lojtarët që gjatë dy viteve të fundit janë krahasuar me Diego Maradonën, por vetëm Leo Mesi i është afruar realisht nivelit të “el Pibe de Oro”.
Pikërisht për këtë motiv, shumë kanë folur për një rivalitet mes atyre të dyve, që në një farë mënyre e ka parë në disfavor fenomenin e Barcelonës, kur del në fushë i veshur me bluzën e Argjentinës.
Për të përgënjeshtruar zëra të tillë, ka menduar vetë Mesi, i cili madje ka bërë elozhe për trajnerin e tij: “Në fillim ishte e çuditshme ta kishe trajner, ishte diçka impresionuese, por të gjithë u ambientuam dhe kjo u kthye në normalitet. Me atë nuk kam asnjë problem, madje Maradona më ka qëndruar gjithnjë pranë, më ka dhënë besim dhe është e mrekullueshme të punosh me të”. Po ashtu ka përgënjeshtruar edhe faktin se kur luan për Argjentinën, talenti i tij nuk bie në sy: “Nuk është e vërtetë. Më jep ‘karta biankën’, ashtu siç më ndodh te Barcelona. Ëndrra ime është të ngre Kupën e Botës me Diego Armando Maradonën në krahun tim”. Ndërkohë që dje, Argjentinës i është bërë një kontroll antidoping surprizë. Testit i janë nënshtruar 8 lojtarë: tre portierët Andujar, Pozo e Romero, mesfushorët Garse e Maksi Rodriguez dhe sulmuesit Milito, Aguero e Tevez. Sipas FIFA-s, kontrolle të tilla surprizë do të vazhdojnë gjatë gjithë kompeticionit.
Top Channel