Shkëlqim Muça te Skenderbeu!

06/06/2010 19:30

Pasi i është premtuar për të qëndruar edhe në sezonin e ardhshëm, Mirel Josës për të drejtuar skuadrën e Skëndërbeut, të cilën arriti ta shpëtojë nga rënia nga Kategoria Superiore, 24 orë më pas, Josa e sheh veten të shkarkuar  nga drejtuesit korçarë.

Trajneri i ri i Skëndërbeut duket se do të jetë trajneri kampion, Shkëlqim Muça. Ky i fundit udhëhoqi Dinamon në këtë sezon në titullin kampion duke dominuar të gjithë sezonin, por pavarësisht kësaj, në përfundimin e kontratës me blutë e kryeqytetit presidenti dhe drejtuesit e saj nuk ia kanë rinovuar kontratën pavarësisht suksesit të këtij viti.

Ditën e nesërme pritet dhe zyrtarizimi i Shkëlqim Muçës si trajneri i ri i Skëndërbeut, një skuadër që drejtuesit e rinj pretendojnë të dalin kampion.  

Top Channel