Izrael, 19 aktivistët e anijes humanitare do largohen

06/06/2010 10:25

11 pasagjerët dhe 8 anëtarët e ekuipazhit të anijes humanitare irlandeze “Rachel Corrie” të bllokuar nga ushtria izraelite të shtunën në mengjes, do të largohen nga Izraeli.

Lajmin e bëri të ditur shërbimi i emigracionit. “Të gjithë personat që ndodheshin në bord do largohen sot pasi të kenë firmosur një dokument ku do pranojnë se nuk do ndërmarrin asnjë aksion ligjor ndaj kësaj mase”, tha një zyrtar izraelit.

Mes pasagjerëve, 5 irlandezë e 6 malajzianë, ndodhet edhe fituesja e cmimit Nobel për Paqen në vitin 1976, Mairead Maguire, mbështetëse e kauzës palestineze. Anija e ngarkuar me ndihma humanitare për popullsinë palestineze të Gazas u bllokua nga marina izraelite pas një operacioni që ndryshe nga ai i pak ditëve më parë, kaloi pa incidente.

Ndërkohë, marrëdhëniet e Izraelit me Turqinë ngelen të tensionuara pasi në titullin e madh të gazetës “Maariv”, kryeministri turk, Erdogan, cilësohet si “pirroman”.

Top Channel