Afrikë e Jugut, probleme në prag të Botërorit

06/06/2010 18:50

Probleme me sigurinë në stadiumet afrikano-jugore kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e Botërorit të futbollit.

Në miqësorën e Johanesburgut mes kombëtares Nigeriane dhe asaj të Koresë së Veriut tifozët kanë shtypur njëri-tjetrin duke dashur të hyjnë në stadiumin e Makhulong.

Mbi 20 tifozë kanë mbetur të plagosur mes të cilëve një fëmije dhe një punonjës i forcave të sigurisë që ndodhet në gjendje të rëndë pasi është përplasur pas hekurave rrethues e më pas është shtypur nga turma e tifozëve.

Ndëshja u ndërpre për rreth 10 minuta për të rinisuar pas normalizmit të situatës prej policisë vendase. Nigeria fitoi me rezultatin 3-1.

Top Channel