Rossi, operacioni realizohet me sukses
05/06/2010 18:55
Operacioni për Valentino Rossi-n ka përfunduar dhe gjithçka ka shkuar mirë. Lajmin e ka bërë të ditur Claudio Costa, mjeku që ndjek MotoGP.
Ndërkohë babai i pilotit, Graziano Rossi, shpreh dëshirën që i biri të kalojë nga Formula 1.
“Tani duhet koha e nevojshme që këmba të shërohet. Momenti më i trishtë, ai i dhimbjes, pothuajse ka kaluar. Do të duhet një muaj ose pesë, nuk ka rëndësi. Duke parë se motoçiklizmi është një sport pak i përgjakshëm, mbase i lind dëshira për të garuar në Formula 1”, është shprehur ai.
Top Channel