Rossi, frakturë e dyfishtë

05/06/2010 14:30

Valentino Rossi është rrëzuar gjatë sesionit të dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Italisë, duke pësuar frakturë në këmbën e majtë.

Piloti italian i “Yamaha”-s nuk ka mundur të vendosë në tokë këmbën e cila ka pësuar thyerje të kërcirit. 31 vjeçari është dërguar menjëherë me helikopterë në spitalin e Firences ku dhe do të operohet.

Stafi mjekësor i këtij spitali ka pohuar se gjendja e Rossit është përmirësuar.

Kirurgu Claudio Costa duke folur për mediat italiane ka theksuar se fraktura ishte shumë më e rëndë nga cfarë pritej.

Përsa i përket kohës së rikuperimit, mjeku Costa, deklaroi se duhet të paktën 2-3 muaj për rehabilitimin 100% të pilotit.

Disa kohë më parë edhe piloti tjetër Toni Elias pësoi një frakturë të tillë, por koha e riikthimit të tij në pistë nuk shkoi më shumë se 40 ditë.

Valentino Rossi është cilësuar si piloti më i mirë i të gjitha kohërave në garat me motora.

31 vjeçari italian është piloti i vetëm që ka fituar titullin kampion bote në 4 kategori të ndryshme.

Nga 9 kampionatet e fituar, 6 janë në garat e Moto GP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA