Turi i nisur nga kryetari i opozitës është ironizuar nga zëdhënësja e Partisë Demokratike duke thënë se në krizë nuk është një vend për të cilin Komisioni Europian vendos heqjen e vizave, por vetë Edi Rama.
“Edvin Kristaq kriza apo Edvin 2K nisi turin e ri të krizës me të cilin nga mëngjesi deri në darkë krizën e tij të thellë shpirtërore dhe dramën psikologjike përpiqet ta shndërrojë në krizë imagjinare për Shqipërinë dhe shoqwrinë shqiptare. Në krizë nuk është një vend që Komisioni Evropian vendos heqjen e vizave, por në krizë është zoti Edvin 2K dhe grupi i bllokmenëve të rinj që për të bllokuar këtë proçes për 19 ditë rresht mbajtën në bulevardin kryesor të Tiranës një të ashtuquajtur grevë urie të braktisur nga shqiptarët dhe e gjithë bota dhe të mbështetur vetëm nga diktatori i fundit i Shqipërisë Ramiz Aliaj”, është shprehur zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.
Top Channel