Në ditën botërore të mjedisit 150 vullnetarë të Korpusit të Paqes janë gjendur në terren për të pastruar plazhin dhe parkun e gjirit të Lalëzit, në Durrës, një nga destinacionet më të frekuentuara.
“Unë e quaj një gjë të bukur, një gjë të këndshme dhe mjedisi në plazh më pëlqen”, është shprehur aktori, Solkol Angjeli.
“Bukuria është maramendëse dhe kësaj bukurie t’i heqësh plehrat është shumë e dobishme”, theksoi aktori Merkur Bozgo.
Aksioneve për pastrimin e plazheve i bashkohen edhe intelektualë, aktorë, përfaqësues të medias dhe studentë që japin kontributin e tyre për një mjedis të pastër.
“Puna jonë është minimale për t’i kthyer bukurinë kësaj mrekullie të natyrës”, tha vullnetarja Diana Sinoimeri.
Në këtë aksion, korpusit të vullnetarëve iu bashkuan edhe nxënës, banorë, nëpunës dhe drejtuesit e komunës Ishëm që administron këtë plazh.
“Gjej rastin që t’i bëjë thirrje të gjithë pushuesve që vijnë në gjirin e Lalësit se do të gjejnë një ambjent të pastër, por dhe të mbajnë një mjedis të pastër”, theksoi kryetari i komunës, Gëzim Ylli.
Top Channel