Moto GP, Itali, Pedrosa në pole position

05/06/2010 16:20

Piloti i Hondës, Dani Pedrosa, ka fituar pole position për Cmimin e Madh të Italisë me kohën 1.48.819.

Spanjolli ka lënë pas patriotin e tij Jorge Lorenzo (Yamaha) me një distancë kohore prej 177 të mijtat.

Radhën e parë e kompleton australiani Casey Stoner (Ducati) dhe pas tij, por në radhë të dytë, shoku i tij i skuadrës, amerikani Hayden.

Në garën e nesërme do të mungojë Rossi i cili pësoi një frakturë të dyfishtë në këmbë gjatë provave.

Top Channel