Dëmtohet Robben, rrezikon botërorin

05/06/2010 19:15

Është edhe ylli holandez Arje Robben në listën e kampionëve që rrezikojnë të mos marrin pjesë në botërorin e Afrikës së Jugut.

Sulmuesi i Bajernit është dëmtuar gjatë një miqësoreje ku Holanda është përballur me Hungarinë duke e mundur 6-1.

Robben, hyri vetëm në pjesën e dytë dhe dha spektakël duke shënuar dy gola.

Por kur duheshin vetëm 3 minuta nga fundi, u ndje keq në kofshën e majtë dhe doli nga fusha duke çaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA